Barcelona ka arritur të shënojë vetëm një gol përballë Malagas
në udhëtimin në Estadio La Rosaleda, të vlefshme për xhiron e dytë të La
Ligas.
Blaugranët luajtën pa njeriun kryesor, Lionel Messi, i
cili u lëndua në Superkupë ndaj Atletico Madridit dhe mosprania e tij u
vërejt që nga fishkëllima e parë e gjyqtarit.
Pas një gjysme të parë të zbehtë, katalunasit arritën të shënojnë
para se të shkonin në pushim. Alexis Sanchez asistoi te Adriano, i cili
goditi mirë për ta lënë të pashpresë Caballeron (44’).
Në gjysmën e dytë, mysafirët u përpoqën të krijonin më shumë raste,
ndërsa përmendim goditjen e shtyllës pas një gjuajtjeje të lirë të Xavit
të devijuar nga Gerard Pique.
Edhe pse ishte paralajmëruar se do të luante nga fillimi, Neymar u
inkuadrua në minutën e 63-të (Pedro), mirëpo nuk arriti të bënte asgjë.
Janë tri pikë të reja për kampionin në fuqi, mirëpo duke pasur
parasysh hapjen e sezonit me fitoren prej 7-0 ndaj Levantes, kjo mund të
quhet një fitore e zbehtë e Barcelonë
